Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.

Pranë zonës së Oxhakut, tek Spitalet, një sherr mes dy personave ka përfunduar në përdorimin e thikave. 

M.C, 38 vjeç ka goditur me thikë A.I, 47 vjeç, duke e lënë të plagosur. 

47-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë

Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.