VIDEO-SYRI TV/ Raporti i Eurostat për Energjinë, reagon PD: OSHEE dhe KESH, fole korrupsioni

Partia Demokratike reagoi pas raportit të Eurostat  lidhur me çmimin e  energjisë për konsumatorët familjarë. 

Anëtari i Kryesisë së selisë blu, Eno Bozdo, deklaroi se gjetjet e raportit nxjerrin zbuluar mashtrimin e Ramës me energjinë, ndërsa theksoi se çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon.

Bozdo akuzoi KESH-in, OSHEE-në dhe OST-në se  janë kthyer në fole të megakorrupsionit, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të protestojnë me 12 nëntor për t’i dhënë fund marrëzisë.