SYRI TV/ Mungesë investimesh në Lezhë, ujërat e zeza derdhen rrugëve pranë spitalit

Rrugë të dëmtuara, ujëra të zeza që derdhen rrugëve dhe kosha të tejmbushur me mbetje, është panorama që gjen pranë spitalit në Lezhë.

Dhjetëra familje që jetojnë në këtë zonë, janë braktisur nga bashkia, e cila nuk ka kryer asnjë investim në infrastrukturë.

Kjo lagje duket krejtësisht e braktisur. Ujërat e zeza derdhen në sipërfaqe.

Mbetjet urbane pastrohen shumë rrallë, aq sa koshat tejmbushen dhe qytetarët i hedhin ato në tokë.

Por problemi më i madh për qytetarët, siç ata tregojnë, është infrastruktura rrugore.

Qytetarët shprehen se premtime u janë dhënë shpesh, por ato s`janë mbajtur kurrë.

Dhjetëra familje në këtë lagje ndihen të braktisur nga bashkia, e cila duket se ka harruar të invsetojë për të përmirësuar jetën e komuniteti.