FOTO/ Qëllohet për vdekje reperi i njohur 28-vjeçar

Reperi i njohur amerikan, Takeoff është qëlluar për vdekje në Hjuston të Teksasit.

Sipas mediave ndërkombëtare, burime të shumta pohojnë se të shtënat shpërthyen gjatë një loje. Fotot e postuara në mediat sociale treguan Takeoff të veshur me një këmishë të bardhë me pantallona të zeza.

Ndërkohë, vetëm disa orë para të shtënave, Takeoff postoi një selfie nga rrugica e bowlingut.