Sarri i kërkon Igli Tares të sjellë sulmuesin portugez te Lazio

Maurizio Sarri është magjepsur nga Rafa Silva i Benficës, protagonist në Champions League kundër Juventusit.

Mediet italiane raportojnë se trajneri i Lazios dëshiron që ta ketë sulmuesin në ekipin e tij në 2024-ën.

Kontrata e portugezit me Benficën skadon në verën e 2024-ës dhe Sarri raportohet se i ka kërkuar Igli Tares të nisë punën për këtë afrim.

29-vjeçari është bashkuar me Benficën në vitin 2016, ndërsa deri tani karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm në Portugali, ndaj një lëvizje te Lazio do ishte një ndryshim total për sulmuesin.