Pedagogët lajmërojnë grevë urie, Rama i ofendon: S'keni fe e atdhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Rama reagoi me fyerje dhe ofendime ndaj tyre.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!

Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”- shkruan Rama.