", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/01/auto_yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy1667293508.png", "width": 900, "height": 507 } }

Instagram ‘zgjidh defektin’ pasi mijëra përdorues u pezulluan pa asnjë paralajmërim

Instagram ka thënë se ka zgjidhur një “bug” pasi mijëra përdoruesve u pezulluan papritur llogaritë e tyre.

Përdoruesit në mbarë botën kanë postuar në platforma të tjera të mediave sociale të hënën për të pyetur pse janë bllokuar nga profilet e tyre, pasi kanë marrë një mesazh që thoshte: “Ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram”, tha Instagram.

“Ne po e shqyrtojmë atë dhe kërkojmë falje për shqetësimin”.

Dhe disa orë më vonë, Instagram njoftoi se e kishte zgjidhur problemin.

“Ne e kemi zgjidhur këtë defekt tani, që po bënte që njerëzit në pjesë të ndryshme të botës të kishin probleme me qasjen në llogaritë e tyre dhe shkaktoi një ndryshim të përkohshëm për disa në numrin e ndjekësve. Na vjen keq!”.

Megjithatë, disa përdorues u përgjigjën duke thënë se llogaritë e tyre ende kishin probleme.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë regjistruar probleme, sipas faqes së internetit Down Detector.