Sot rikthehet Champions League, vëmendja është te Grupi D

Sot do të luhen një pjesë e ndeshjeve të fundit të grupeve në Champions League.

Sfida të forta dhe emocionuese pritet të kemi sot, ku edhe pse kanë siguruar kualifikimet e tyre, do të shohim disa përballje të forta si Napoli-Liverpool dhe Bayern Munich-Inter.

Por e gjithë vëmendja në fakt, është te Grupi D, ku në përbërje ka Tottenham, Marseille, Sporting dhe Frankfurt. Të katërta ekipet kanë shanset të kualifikohen sot për në fazën tjetër të 1/16.