Petrit Vasili: Bordi i hajdutëve nuk mblidhet prej 20 ditësh, nafta ka rënë 15% në bursë

Petrit Vasili ka denoncuar vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve nga Bordi i Transparencës. Vasili është shprehur se çmimi ka rënë gati 15 % në bursë ndërsa bordi i hajdutëve nuk mblidhet prej gati 20 ditësh. Në vendet e rajonit si Maqedonia dhe Kosova kanë çmime shumë më të ulëta se sa në vendin tonë.

Postimi i Vasilit:

Bordi i naftes e leshon pa duar vjedhjen e shqiptareve, ka 20 dite qe s'mblidhet!

Bordi i hajduteve, qe cakton cmimin e naftes nuk mblidhet, qe ne 12 tetor pasi gozhdoi cmimin ne 240 lek per liter.

Cmimi i naftes ne bursa ka rene deri ne 15% ndersa bordi i hajduteve nuk e leviz cmimin ne menyre qe vjedhja te vazhdoje.

Maqedonia e ul dy here cmimin brenda vetem pese diteve dhe aktualisht eshte 189 lek litri.

Ndersa ne Kosove sot cmimi i naftes eshte 202 lek litri.

Bordi ka 20 dite qe duke mos u mbledhur e ka leshuar pa duar vjedhjen.

 TE SHKRIHET MENJEHERE BORDI I HAJDUTERISE!

 TE MIRATOHET PROJEKTLIGJI I PARTISE SE LIRISE PER HEQJEN E TAKSES SE QARKULLIMIT DHE TE KARBONIT