Korreshi irritohet në Kuvend: Njësitë administrative me ca qoftexhinj. Bashkia e Lushnjes u mbush me patronazhistë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Koreshi, ka ironizuar reformën territoriale të Partisë Socialiste duke u shprehur se në njësitë administrative të sotme janë disa qoftexhinj që aktivizohen vetëm për zgjedhje.

Komentet Koreshi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku hodhi akuza edhe për administrimin e fshatrave të vendit, ku tha se për të shkuar ën fshat të duhet traktor.

Ai sulmoi gjithashtu punimet në Inceneratorin e Fierit teksa tha se plehrat janë mullar dhe digjen nëpër kazanë.

Njësitë administrative janë ca qoftexhinj që aktivizohen në 40 ditët e fundit para zgjedhjeve. Janë dyfishuar punonjësin në Bashkinë e Lushnjës me patronazhistë. Transport jo shkolla jo, se nuk ju vjen më radha se fshatrat më të largëta të Lushnjës të kenë shërbim. Pjesa dërrmuese e Lushnjës është pa kanale vaditës. Duhet të shkosh në fshat me traktor, kjo është reforma territoriale këto janë shërbimet. Shtuan radhët e SH-ve që ka bashkia. Ujësjellësi, në sport në të gjitha vrull me patronazhistë. Asnjë lloj shërbimi, vërtetimet e Njësive nuk i njeh njeri, opingat njeh. Nga reformë territoriale po e çoni në reforme territorhale. Plehrat gjoja të inceneratorit atje në Fier janë grumbull, inshalla nuk vjen vera shpejt. Atje është bërë mos o Zot, Lushnja ndizet nga një sërë aromash, duhet të jemi bashkë të dëgjojmë atë erën e peletave. I djegim plehrat nëpër kazanë”. tha Koreshi.