‘Erion Veliaj nuk do të votohej kurrë nëse PS do të ftohej në primare’

Partia Socialiste ka refuzuar në mënyrë kategorike mbajtjen e primareve për të zgjedhur kandidaturat.

Kryetari i saj, që drejton partinë-shtet, Edi Rama, tha se nuk është e nevojshme.

Por sipas analistit Ylli Manjani, nëse do mbaheshin primare, Erion Veliaj nuk do të votohej kurrë.

“Erion Veliaj nuk do të votohej kurrë, as sot nuk votohet, nëse PS do ftohej në primare për të zgjedhur kandidatin e saj.

Sfidoj cilindo që e kundërshton këtë që po them.

Në 2015 ishte Rama e Meta që e promovuan përkundër ç'mendonin socialistët.

Sot është e qartë që socialistët kishin të drejtë dhe jo Rama e Meta,” shkruan ai.