Zyrtare/ Stefano Pioli rinovon kontratën me Milanin

Milani dhe Pioli kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën deri në vitin 2025. 
Në ambientin kuqezi askush nuk kishte dyshime për vazhdimësinë e 57-vjeçarit në krye të “Djallit”, por tashmë kohëzgjatje e kontratës është zyrtare.

Me Piolin në stol, Milani kërkon të hapë një cikël fitues pa shpalljes kampion i Italisë në fund të sezonit të kaluar.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Stefano Piolit deri më 30 qershor 2025”, shkruhet në faqen e klubit milanez. “Pasi kanë nisur një rrugë të virtytshme, duke kulmuar me fitoren e kampionatit 2021/2022, Milani dhe Stefano do të vazhdojnë së bashku një projekt ambicioz që pasqyron vlerat dhe historinë e klubit”.