Udhëtimet e Ramës me charter, Burimi: Shpenzime katastrofike në kohë krize! SPAK s’ka para për punonjësit

Gazetari Genc Burimi komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv fluturimet e kryeministrit Edi Rama me charter dhe sulmet e këtij të fundit ndaj medias dhe opozitës.

Burimi deklaroi se shpenzimet e Ramës janë katastrofike ndërsa theksoi se kreu i SPAK, Arben Kraja, denoncoi se ekzekutivi nuk i jep SPAK-ut mjetet e duhura buxhetore për të rekrutuar prokurorët.

"SPAK-ut i mungojnë 15 punonjës dhe s'ka buxhet se ekzekutivi i ka dhënë buxhet të limituar. Kjo vihet në ballafaqim, shpenzimet e Ramës me charter privat, kur mund të udhëtonte me një linjë normale ajrore. Të thotë okej, të bëjë transparencë."-tha Burimi.