Bombardimet ruse, Kievi: 18 infrastruktura të dëmtuara, shumica e tyre energjetike

Gjatë bombardimeve masive të Ukrainës ushtria ruse ka dëmtuar 18 struktura, shumica e të cilave janë termocentrale.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Kievit, Denys Shmyhal, përmes kanalit të tij Telegram.

"Raketat dhe dronët goditën 10 rajone, pasojat mund të kishin qenë shumë më të këqija.

Falë punës heroike dhe profesionale të forcave të Mbrojtjes Ajrore, 44 nga më shumë se 50 raketat e lëshuara u kapën."-u shpreh Shmyhal.