", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/31/auto_rrr1667227181.jpeg", "width": 900, "height": 600 } }

Shembja e urës me 141 viktima, nëntë të arrestuar pas tragjedisë në Indi

Nëntë persona janë arrestuar pas tragjedisë me 141viktima në Indi, pas shembjes së një ure të varur në rajonin veri perëndimor në Gujarat.

Sipas medieve vendase në momentin e tragjedisë në urë ndodheshin rreth 400 persona, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shuar.

Shumica e viktimave janë gra, të moshuar dhe fëmijë. Policia ka arrestuar nëntë persona në kuadër të hetimeve për aksidentin më vdekjeprurës të vendit në një dekadë. Ura e varur 233 metra e gjatë, e ndërtuar në vitin 1880 në lumin Machu që përshkon qytetin e Morbit, ishte e mbushur të dielën mbrëma me njerëz, pasi banorët e zonës po merrnin pjesë në një ritual fetar. Njerëzit ranë në një thellësi prej 10 metrash në lumë. Rreth 400 persona kishin blerë bileta për t’u ngjitur në urë me rastin e Diwali.