Charterat/ Grupi parlamentar i PD do të kërkojë komision hetimor për luksin e shfrenuar të Ramës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shpenzimet e shfrenuara të Kryeministrit Edi Rama me avionët Charter. Janë bërë137 fluturime që kushtuan gati 22 milionë euro!

Grupi i PD-së është mbledhur në një takim sot në mesditë, të cilën e hapi kryetari i grupit, Luçiano Boçi. Ai e nisi fjalën duke kujtuar rastin e vrasjes shtetërore të të riut Lear Kurti dhe atentatin me një të vdekur që ndodhi edhe mbrëmë në Tiranë. Boçi po ashtu përmendi protestën e pedagogëve, e cila po përshkallëzohet dhe tha se Rama po i  le shqiptarët nën tmerrin e krizës, në detin e gomoneve dhe vetë nuk ndalet në luksin e shfrenuar.

Sipas të dhënave nga TIMS, ka flutuar pot 137 herë dhe ka djegur në ajër, 22 milionë euro të shqiptarëve. “Për këto arsye, - tha Boçi, -  Grupi ynë parlamentar do të dorëzojë menjëherë kërkesën për ngritjen e një grupi hetimor për të këtë çështje , për të zbuluar fytyrën e korruptuar të regjimit dhe çdo tentativë për ta fshehur do të konsiderohet si çështje për ta fshehur.”