Mohoi shtatzëninë, cilat janë planet e Bora Zemanit për zgjerimin e familjes?

Bora Zemani është si magnet për vëmendjen e publikut. Moderatorja më e përfolur e momentit u bë kryefjalë e mediave rozë disa ditë më parë, teksa u aludua për një shtatzëni të mundur.

Mirëpo këto spekulime i hodhi poshtë ajo vetë, të premten që lamë pas gjatë “Dancing With The Stars”, ku u shpreh:

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…” Deri muajn tjetër prisni për një përgjigje tjetër.”

Me këtë deklaratë, Bora sërish la një shteg të hapur për aludime.

Së fundmi burime për “Prive” kanë deklaruar se zgjerimi i familjes nuk është në planet e afërta të moderatores. Vetëm nëse ndonjë surprizë ndodh rrugës, pas ribashkimit të bujshëm me Donald Veshajn.

Kujtojmë që Borës këtë sezon të ri televiziv, iu premtua moderimi i “Dancing With The Stars”. Më herët ajo ka prezantuar programin e dashurisë “Për’puthen.”