VIDEO/ Pas denoncimit të SYRI TV, ekspertët kthehen për të marrë provat

Pas vrasjes së Briken Sanajt në Tiranë, ekipi i SYRI TV gjeti prova të ngjarjes në vendin ku ishte djegur makina e krimit.

Gazetarët e SYRI TV zbuluan të paktën katër gëzhoja dhe një predhë plumbi.

Vetëm pas këtij denoncimi nga SYRI TV, ekspertët e kriminalistikës janë rikthyer në vendin e ngjarjes për të marrë provat.

SYRI TV sjell pamjet kur ekspertët mbërrijnë në zonën e Qafë Kasharit.

Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Një makinë që u përdor për ngjarjen u gjet e djegur më pas.