Pasi i dha fund lidhjes 18-vjeçare, zbulohet partneri i ri i Eneda Tarifës

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa i dha fund lidhjes së saj me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas 18 vitesh.

Ata janë gjithashtu prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria.

Mirëpo, duket se Eneda nuk është më ‘single’.

Në media po qarkullojnë disa foto, ku ajo shfaqet në krahët e një djali.

Bëhet fjalë për basketbollistin Gent Lasku, i cili me profesion është basketbollist.

Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal nate, ndërsa herë të tjera duke pirë verë së bashku.

Nuk dihet sa po bëjnë që njihen së bashku, por dyshimet janë të shumta.