Disa muaj pas dasmës, Ben Affleck dhe Jennifer lopez po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre

Ben Affleck nuk po i bën asnjë nder vetes, pasi thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se martesa e tij e me Jennifer Lopez nuk po shkon aspak mirë. Aktori i Tender Bar , u shfaq i vetëm në rrugët  Los Anxhelosit, teksa shëtiste duke mbajtur të fshehur nga paparacët dorën e majtë.

Në fotot e marra nga RadarOnline.com , Affleck dukej i tensionuar dhe i trishtuar ndërsa fuste dorën në xhep në mënyrë strategjike, duke i bërë të gjithë të hamendësojnë nëse 50-vjeçari po e mban ende unazën e martesës.

Kujtojmë se ka pak kohë që çifti kurorëzoi në martesë dashurinë e tyre por thashethemet kanë treguar se Jlo dhe Ben janë ndarë dhe nuk jetojnë më të dy së bashku.

Thuhet se çifti po kalon një krizë dhe momentalisht janë duke jetuar të ndarë nga njëri- tjetri.

Në pallatin ku kanë festuar dasmën, aktualisht jeton vetëm Jennifer Lopez, pasi pas mosmarrëveshjeve që kanë lindur, Ben ka braktisur shtëpinë e tij dhe për t’u kthyer atje duhet të plotësojë një sërë kushtesh të vendosura nga Jenniferi.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga çifti apo fakt që do të vërtetonte lajmet.