Në kërkim prej 4 vitesh, arrestohet Behar Hajdini

Një 30 vjeçar në kërkim prej 4 vitesh është arrestuar në Qafë Shtamë.

Policia e Tiranës informoi sot se në pranga ka rënë  30-vjeçari Behar Hajdini, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Zallmneri", të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhevahir Lusha, 47 vjeç, Ilirjan Selimi, 34 vjeç, Ervin Lika, 30 vjeç, dhe Besnik Lika, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë “ të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa" thuhet në njoftimin e policisë.