Tentuan të kalonin 46 kg kanabis në kufi, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Një çift shqiptarësh është arrestuar nga policia greke pasi janë kapur duke transportuar një sasi  prej 46 kg kanabis.

Shqiptarët 22 dhe 27 vjeç, janë ndaluar nga Policia Kufitare e Kosturit ku në makinën e tyre iu lënda narkotike.

Fillimisht policia i bëri shenjë të rinjve të ndalonin automjetin, por shoferi shqiptar rriti shpejtësinë duke tentuar t’i largohet efektivëve.

Arratia e tyre ka zgjatur vetëm pak kilometra ku policia bëri të mundur arrestimin e të rinjve.

Pas kontrollit në makinë, policia gjeti një disa çanta ku ishin vendosur qeset me kanabis. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe një shumë parash cash si dhe 4 celularë.

Sipas mediave greke, shqiptarët do e transportonin lëndën narkotike drejt Athinës.