Arsenali nuk ndalet, 'shkatërron' Nottingham dhe rikthehet në krye

 

Përballja ndaj Nottingham Forest në “Emirates Stadium” ishte shumë e thjeshtë për Arsenalin, që i rimori kreun Manchester City-t.

Ekipi i Artetës “shkatërroi” kundërshtarët e raundit të 14-të të Premier League me rezultatin 5-0, në një ndeshje që e dominoi në çdo moment.

Golat për “The Gunners” i realizuan Martinelli në minutën e 5’, Nelson në minutën e 49’ dhe po ai në minutën e 52’, Partey në minutën e 57’ dhe Odegaard në minutën e 78’.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka luajti për plot 75’ minuta dhe tregoi një formë shumë të mirë.

Pas këtij takimi Arsenal rikthehet në krye të renditjes me 31 pikë, teksa Nottingham qëndron në fund të renditjes me 9 pikë.