EMRAT-VIDEO/ Makina u përplas me shtyllën në Librazhd, 2 të lënduar, njëri niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Studën në Librazh ku një makinë është përpalsur me një shtyllë, ku si pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar.

Një nga të lënduarit është dërguar me helikopter drejt Traumës në Tiranë.

Mësohet se Brian Dosku është nisur me urgjencë drejt Tiranës ndërsa tjetri  është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Në Spitalin e Elbasanit është dërguar Baki Sejdini. Dy të rinjtë mbetën të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një shtyllë.