Setien: Barcelona më ka ende para borxh
Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka zbuluar se klubi katalanas ende i ka para borxh pas shkarkimit në vitin 2020.
Setien pasoi Ernesto Valverde në pankinën e Barçës në janar 2020 dhe u shkarkua vetëm shtatë muaj më vonë pas humbjes 8-2 në Champions League ndaj Bayern.
Trajneri spanjoll kishte një kontratë të vlefshme me Barçën deri në verën e vitit 2022.
Setien, i cili së fundmi u bë trajneri i ri i Villarrealit pasi Unai Emery mori Aston Villa, theksoi se ai ende pret para nga Barça.
"Barcelona më ka ende borxhe. Ata nuk më kanë paguar ende të gjitha paratë, por e kuptoj që klubi aktualisht është në krizë financiare, kështu që nuk do të nxitoj dhe do t'u jap më shumë kohë për të paguar," tha Setien.
Thuhet se Barcelona i ka borxh Setienit rreth katër milionë euro.