VIDEO+EMRI/ Drogë dhe armë, arrestim në Tiranë

Një i ri është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi i është gjetur një armë dhe drogë me vete.

Policia bën të ditur se është arrestuar Erion Ymeri, 32 vjeç nga kryeqyteti.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Forca e Posaçme ‘Shqiponja’, operacioni policor i koduar ‘Walker’.

Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën ‘Myslym Keta’, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘Walker’, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën ‘Myslym Keta’, shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.