Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçarit nga Lezha i gjendet kallashnikovi dhe pistoleta

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një shtatas i cili ka terrorizuar banorët duke gjuajtur me kallashnikov në ajër. Menjëherë pas raportimeve policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar duke i sekuestruar edhe armën e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Spiten'', i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Vihet në pranga një 32-vjeçar që posedonte pa leje, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje dhe qëllonte në ajër, me to, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Spiten”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.