Seferi, realizon golin e dytë sezonal në Ukrainë

Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen mes Vorskla Poltava dhe Minaj në elitën ukrainase. Ish-sulmuesi i Tiranës realizoi në minutën e 19-të golin që kaloi në avantazh skuadrën e tij duke u tregua i saktë pas asistit të Olijnyk.

Ky ishte goli numër dy në këtë sezon për futbollistin nga Kumanova i cili e ka fituar menjëherë statusin e titullarit në skuadër. Vlen të theksohet se pjesë e ekipit të Vorsklas janë edhe dy ish-futbollistë të tjerë të Tiranës, Ennur Totre dhe Ardit Toli.