", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/29/auto_312809535_645430757040369_4563180385915677245_n1667035956.jpg", "width": 900, "height": 678 } }

Pjesë e delegacionit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar, Mediu i pranishëm në Kongresin e CSU Gjermane

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i ftuar në Kongresin e CSU gjermane (Unioni Kristian-Social) që u mbajt në Augsburg, si pjesë e delegacionit të IDU-së (Unionit Demokratik Ndërkombëtar), për të diskutuar për pushtimin dhe agresionin e paligjshëm ndaj Ukrainës, krizën energjike dhe sigurinë në Europë.

Në një postim në rrjete sociale, Mediu shprehet se Kongresin e përshëndeti Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit i cili shpjegoi situatën e rëndë në Ukrainë, ku mungon energjia, transporti dhe ushqimet bazë për shkak të sulmeve të urdhëruara nga presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë takimit Mediu është takuar dhe me kryeministrin dhe fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Boris Borisov si dhe me kolegë të tjerë nga Ukrania dhe vende të tjera Europiane.

Statusi i plotë i Fatmir Mediut:

Sot në AUGSBURG Gjermani, Kongresi i CSU Gjermane(Unioni Kristian-Social) si pjesë e delegacionit të IDU(Unionit Demokratik Ndërkombëtar).

  • Pushtimi dhe agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës, kriza energjitike, situata ekonomik, siguria në Europë, në qëndër të diskutimeve.
  • Kongresin e përshëndeti Vitali Klitschko Kryetari i Bashkisë së Kievit, i cili shpjegoi situatën e rëndë në Ukrainë, pa energji, pa transport, dhe ushqime për shkak të sulmeve Ruse të urdhlruara nga Putin. Ai do të mbjellë panik, por Ne jemi të bashkuar dhe dp mbrojmë vëndin, familjen dhe shtëpitë tona.Fjala e tij u mbështet me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në Kongresin e CSU.
  • Kënaqësi të takoja ishte kryeministrin dhe fituesin e zgjedhjeve në Bullgari Boris Borisov si dhe kolegë nga Ukraina dhe vënde të tjera Europiane.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)