Ironia e Xhafkës/ Tani taksat paguhen në Rinas për çarterat e Edi Ramës

Lajmi se kryeministri Edi Rama ka kryer qindra fluturime me avion, shumicën dërrmuese me çarter personal, ka irrituar opinionin publik.

Në mesin e reagimeve, spikat kjo ironi pikante nga gazetari dhe satiristi Agim Xhafka.

“Sa mbërrita nga Amerika në Rinas para m’u shfaq shoku im Calja. U gëzova sa s’ka më. U mallëngjeva dhe u preka shumë.

-Ke dalë të më presësh mua?- e pyeta dhe e përqafova.

-Jo, jo. Erdha se pagova taksat këtu.

-Taksat tani u paguakan në Rinas?-u çudita.

-Paguhen në Tiranë, por nga që ato para përfundojnë te ky aerodrom, nga ku nisen çarterat e Ramës, thashë ta lehtësoj procedurën, mos të ketë vonesa avioni i kryeministrit,- më tha dhe përqafuar hipëm të dy te urbani për në Tiranë,” shkruan ai.