Tetori mbyllet me diell dhe temperatura të larta, një anomali klimatike

Anticikloni afrikan do të përmbyllet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta Europën dhe vendin tonë duke shkaktuar një anomali klimatike.

E shtunë,  29 tetor 2022

Moti do të vijojë me mjegull në mëngjes në lugina , gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/22°C
Zona e ulët         7/28°C
Zona bregdetare 11/26°C

Kosova, e shtunë 29 tetor 2022

Moti do të jetë me mjegull në aeroportin e Prishtinës  kthjellime dhe gjatë ditës. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje  me shpejtësi 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 19°C - 22°C .

E diel, 30 tetor 2022

Moti do të mbetet pa ndryshime , mjegulla  në mëngjes do të jetë e pranishme pranë luginave, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/20°C
Zona e ulët         7/27°C
Zona bregdetare 11/25°C/ Marre nga RTSH