Kishte një nga pagat më të ulëta, ylli i Realit zgjati fshehurazi kontratën dhe mori tre herë më shumë para

Sipas informacioneve të gazetës sportive spanjolle “AS”, Real Madridi ka zgjatur fshehurazi kontratën me Vinicius Junior deri në vitin 2027 në korrik.

Kontrata e tij e mëparshme ishte e vlefshme deri në vitin 2024 dhe paga e tij, e cila më parë ishte tre milionë, u rrit në rreth tetë milionë euro.

Është një shpërblim jo vetëm për paraqitjet e jashtëzakonshme, por edhe për besnikërinë që tregoi ndaj Mbretërve.

Vinicius ndihet shumë rehat me familjen e tij në Madrid dhe ka një lidhje të fortë me klubin. Ai gjithmonë theksoi se donte të luante për Realin për shumë vite dhe i hodhi poshtë kategorikisht përpjekjet e PSG-së për ta sjellë atë gjatë verës.

Braziliani erdhi në Madrid nga Flamengo braziliane në vitin 2018 për 45 milionë euro. Tani ai është pjesë e pazëvendësueshme jo vetëm e skuadrës mbretërore, por edhe e kombëtares braziliane (15 paraqitje për Selecao), dhe vlera e tij në treg arrin në 120 milionë euro.

“AS” shkruan se ende nuk është e qartë se kur do të shpallë zyrtarisht Reali zgjatjen e kontratës së Vinicius, i cili është shumë i pëlqyer nga tifozët dhe këtë sezon është golashënuesi më i mirë i Realit në të gjitha garat me tetë gola.