", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/28/auto_Screenshot_1-385-600x3601666983145.png", "width": 900, "height": 540 } }

Tchouamen dhe Camavinga tallen keq me Kounden dhe Barcelonën

Aurelien Tchouamen beson se Real Madridi e shkatërroi Barcelonën në “El Clasicon” e zhvilluar më 16 tetor.

Derbi i rivalëve të vjetër, që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, përfundoi me rezultatin 3-1.

Pas dy javësh, Tchouamen dhe mesfushori tjetër i “Los Blancos”, Eduardo Camavinga, folën rreth asaj ndeshjeje.

Dy mesfushorët francezë ishin të ftuar në një emision, ku mes tjerash u pyeten rreth bashkëkombësit të tyre, Jules Kounde, i cili luan te Barcelona.

“Pra, Jules tani po luan për Barçën dhe ju për Realin. Keni luajtur kundër tij kohët e fundit apo jo?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Po, ne i shkatërruam ata”, u përgjigj duke qeshur Tchouameni, derisa Camavinga shtoi: “ Unë isha gati ta thosha, por ai e bëri” .