Itali: Rinisin kërkimet për dy pilotët pas rrëzimit të aeroplanit zjarrfikës në Siçili

Autoritetet italiane kanë rinisur kërkimin për dy pilotët, avioni zjarrfikës i të cilëve u rrëzua pranë malit Etna.

Avioni “Canadair 28” u rrëzua të enjten pasdite ndërsa po shuante një zjarr në pyll në malin Calcinera në Siçili.

“Aeroplani besohet se është rrëzuar dhe përplasur në bregdetin malor”, tha brigada e zjarrfikësve të Italisë në Tëitter.

Kërkimi ishte pezulluar të enjten mbrëma, por rifilloi të premten, shtoi brigada.

Salvatore Cocina, drejtori rajonal i mbrojtjes civile, i tha agjencisë së lajmeve ANSA se "disa shpërthime" ndodhën pas përplasjes.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe ka nisur hetimi.