Itali/ Sekuestrohen 730 kg kokainë në portin e Triestës

Guardia di Financa dhe Agenzia delle Excise, Doganat dhe Monopolies kanë sekuestruar 730 kilogram kokainë me një vlerë tregu prej 20 milinë euro në portin e Triestës.

Droga vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte e fshehur në thasë të cilat ishin të mbushura me kafe.

Ishin qentë e stërvitur për të zbuluar lëndët narkotike që zbuluan praninë e kokainës.

Kjo është një nga konfiskimet më të rëndësishme të bëra ndonjëherë në portin e Triestës.

Destinacioni i kokainës është ende objekt hetimi të mëtejshme.

Zbulimi i  tij u bë ditët e fundit ndërsa për mediat ditën e sotme, shkruan media italiane Tgcom.

Kokaina ishte përzier me zgjuarsi me kokrrat e kafes së papërpunuar, ndoshta për pikërisht për të ngatërruar ndenjën e nuhatjes së qenve në rast kontrolli, shton më tej në artikull media italiane. 

Sasia e kokainës ishte e mjaftueshme për një zonë të madhe tregu për një periudhë të mesme kohore.