Këlliçi: I gatshëm të lë mandatin. Misioni im, të çliroj Tiranën nga një uzurpator!

Belind Këlliçi thotë se ka një plan për të çliruar Tiranën nga uzurpimi. 

Në studion e Çim Peka LiveSyri Tv, Këlliçi tha ka vendosur të ikë nga debati i politikës me qëllim për të ndaluar keqbërjen e mëtejshme në Tiranë. 

Belind Këlliçi: Jam i gatshëm të lë gjithçka për një betejë që e di që është shumë e vështirë. Paratë që ka Erion Veliaj, nuk i kam, paratë që ka Edi Rama nuk i ka PD. Hyj me një plan, hyj me një mision për çliruar Tiranën nga një uzurpator. Qyteti është i uzurpuar. Këtu jetoj dhe këtu do ta bëj betejën. Kjo nuk është vetëm betejë politike, por qytetari, flitet për qytetin. Unë po iki nga politika, nga foltorja e debatit politik dhe po shkoj të përballem me një betejë për të qenë administrator i qytetit dhe për të mos dëmtuar qytetin, minimumi.