EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur tek Kodra e Diellit, autori në kërkim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Burime për Syri.net bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas sherrit mes dy fqinjëve.

Të njëjtat burime raportojnë se plagosja ka ndodhur tek Kodra e Diellit. I plagosuri Jonian Shehu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e krimit ndërsa po punohet për kapjen e autorit Olsi Bllaci.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.

Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. 

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.