Ronaldo dhe Georgina blejnë vilën më të shtrenjtë në Portugali

Cristiano Ronaldo është bërë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali.

Rezidenca mbresëlënëse në të cilën ai do të jetë me partneren e tij Georgina dhe fëmijët e tyre është prona më e kushtueshme për shkak të madhështisë dhe detajeve luksoze që ndërtesa ka dhe kap vlerën e 11 milion dollarë.

Ndonëse shuma e blerjes është një çmim i kripur, çifti do të bëjë edhe rikonstruktime, që do të arrijnë në vlerën 10 milion dollarë, duke shkuar në total një pasuri prej 21 milionë dollarë. Duket se kjo blerje dikton edhe lëvizjen e tij në karrierë.

Ndonëse vijon të jetë pjesë e Manchester United, rikthimi i Ronaldos në vendlindje nuk duket i largët.