Wuhan sërish në bllokim pothuajse tre vjet pas rastit të parë COVID-19

Kina ka mbyllur 800.000 njerëz në Wuhan qyteti ku u shfaq dhe rasti i parë me Covid-19 përsëri ndërsa kombi komunist vazhdon me politikën e brutale ‘Covid zero.’

Izolimi në Wuhan erdhi pas shfaqjes së 25 raste të reja brenda 24 orëve këtë javë ndërsa gjatë dy javë të fundit ka regjistruar 240 raste të reja me COVID-19.

 

Në Wuhan gjithashtu është pezulluar shitja e mishit të derrit në pjesë të qytetit, sipas raportimeve në mediat sociale.

U sugjerua se rastet e fundit të Covid mund të kishin qenë të lidhura me shitjen e mishit.