‘Mbështesim primaret’/ Berisha: Përshëndes Këlliçin dhe këdo që garon

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se ai përshëndet këdo që garon në primare.

Berisha duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Juxhin Mustafaraj te ABC News në Konferencën pas Marrëveshjes me Partinë e Lirisë foli edhe per kandidatet ne primaret e Tiranes.

Pyetje: Belind Këlliçi ka deklaruar se do të lërë mandatin e deputetit dhe do të hyjë në primare për të garuar përballë Erion Veliajt. A është kandidatura e tij konsensuale midis PD dhe PL për bashkinë  e Tiranës?
 
Berisha: Siç e dini kandidati për qytetar të parë i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë do të dalë nga primaret. Dhe ne këtu ramë dakord se ky koalicion  mbështet plotësisht primaret.
 
Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi që synon t’i japë fund kryetarokracisë, synon të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve sit ë tillë.
 
Z. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është një nga ata që ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, siç përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera.