Këmbimi valutor/ Sa shiten dhe blihen dollari dhe euro

Dollari amerikan vazhdon të forcohet në raport me monedhat e tjera. Kështu në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri një dollar sot do të blihet me 116.7 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Euro ka mbetur e pandryshuar, pasi sot do të blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Rritje ka pësuar paundi britanik, i cili sot do blihet me 135.2 lekë dhe shitet me 136.5 lekë.

Ndërsa franga zvicerane do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119 lekë.