30 viktima nga Ebola në Ugandë, 109 të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara të Ebolës në Ugandë është rritur në 109 dhe deri më tani 30 persona kanë vdekur nga sëmundja, tha sot ministrja e Shëndetësisë Jane Ruth Asseng.

Ajo deklaroi se qeveria po krijon një qendër shtesë për trajtimin e pacientëve me Ebola në Mulago, përveç pesë që janë tashmë ekzistuese, në mënyrë që trajtimi spitalor të ofrohet për 351 pacientë, njoftoi Reuters.

Ministri i Shëndetësisë tha në konferencën për shtyp se 15 punonjës shëndetësorë u sëmurën nga Ebola, gjashtë prej të cilëve vdiqën.

Asseng vuri në dukje se ministria e saj do të vlerësojë efektivitetin e tre vaksinave kundër Ebolës në javët e ardhshme, njëra prej të cilave u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, ndërsa dy të tjerat u zhvilluan në SHBA.

Virusi Ebola që qarkullon në Ugandë e ka origjinën në Sudan dhe nuk ka asnjë vaksinë të provuar për atë virus.