Elbasan, kapet 30 vjeçari në kërkim për transport të emigrantëve

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për dhënien e ndihmës për 7 emigrantë për të kaluar kufirin është arrestuar nga policia në Elbasan.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Seven”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 30 vjeç, banues në Poliçan, Berat.

"30-vjeçari u shpall në kërkim, pasi transportonte kundrejt fitimit, me automjetin e tij, 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky shtetas, duke përfituar nga kushtet e errësirës, mbrëmjen e datës 12.09.2022, u largua menjëherë nga vendngjarja sapo evidentoi mbërritjen e punonjësve të Policisë," njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Elbasan, për veprime të mëtejshme.