Spaho ironizon ambasadorin britanik: Më mirë t’i këpusje ndonjë party me qeverinë në orët e vona

Deputeti i PD, Edmond Spaho ironizon ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith. 

Ky i fundit është pozicionuar në mbështetje të qeverisë, madje darkon dhe feston me ministrat e kabinetit qeveritar.

Në një postim në Facebook, Spaho këshillon ambasadorin që të vijojë festën e orëve të vona me qeverinë. 

Kujtojmë që pak ditë më parë ambasadori britanik postoi foto me ministren e Kulturës, Elva Margariti nga një festë në Tiranë.

Postimi në FB

Do ishte me mire ti kepusje ndonje party me qeverine ne oret e vona te nates. 150.000 shqiptare kane ikur ne Angli ilegalisht (sipas deklarates se Ambasadorit) dhe ky vazhdon merret me opoziten. Ne Britani kane humbur fillin, prandaj cdo jave ndrojne Kryeministrin.