Lumë golash në Champions, Juventusi humbet me Benficën dhe eliminohet

U luajtën mbrëmjen e sotme disa prej ndeshjeve të raundit të pestë të grupeve të Champions League.

Juventusi humbet 4-3 në fushën e Benficës dhe eliminohet nga Championsi.

PSG fiton thellë 7-2 me Maccabi Haifa, ashtu sikurse edhe Milani 0-4 në transfertën e Zagrebit me Dinamon.

Reali humbet 3-2 me Leipzig, ndërsa Celtic-Shaktar dhe Dortmund-City mbyllen në barazim.