Formacionet zyrtare/ Chelsea kërkon kualifikimin ndaj Salzburgut, merret vendimi për Brojën

Liga e Kampionëve luan raundin e saj të pestë në grupe, me shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin.

Njëra prej tyre është Chelsea, e cila nëse merr tre pikët kundër Salzburgut në Austri, atëherë do të sigurojë matematikisht kualifikimin.

Për këtë takim, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është lënë në stol, siç mund ta shihni në tabelën e mëposhtme ku janë publikuar formacionet zyrtare.