Borxhi i UT për ministrinë/ Xhaferri: Rasti i parë në Europë! Keqmenaxhim fondesh dhe presion ndaj vetëfinacimit

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, kryetari i FRPD-së Besard Xhaferri ka folur për denoncimin në lidhje me se si universiteti publik i ka rialokuar ministrisë së Arsimit.

Xhaferri ka theksuar se ky mund të jetë rasti i parë në Europë kur universitetet i japin borxh ministrisë dhe se kjo vjen pasi ka një keqmenaxhim të fondeve të ministrisë së Arsimit dhe presion ndaj vetë-finacimit.

Xhaferri: Bordi i Universitetit të Tiranës i ka bërë një kërkesë senatit, prej kërksesës së Ministrisë së Arsimit që tregon se nuk ka më fonde për të dhënë bursat e ekselencës që është detyrim i ministrisë kur i jep, kërkohet që për vitin 2021-2022 pas fushatës elektorale të mbulohen nga vetë UT në formë borxhi që do kthehet më vonë.

Këto para nuk e dimë nëse janë kthyer pasi nuk ka njoftim nga senati. Vënia në presion e senatit ka sjellë votimin për ta bërë.

Kërkesat e papërgjegjshme të Ministrisë së Arsimit, që në vend që të gjejë fonde shtesë nga buxheti i shtetit detyrohet në formë akute ti marë nga xhepat e universiteteve. Duhet të jetë rasti i parë në Europë kur universitetet i japin borxh ministrisë. Ka një keqmenaxhim të fondeve të ministrisë së Arsimit dhe presion ndaj vetë-finacimit.