VIDEO-SYRI TV/ Fluksi i refugjatëve rrëzikon rikthimin e vizave, Hohmann: Shqetesim për vendet e BE-së

Ambasadorja e Bashkimit europian në Shqipëri, Christine Hohmann, ka konfirmuar shqetesimin e vendeve anëtare të unionit mbi numrin e lartë të refugjatëve që kalojnë nga Shqipëria.

E pyetur nga Syri Tv në lidhje me raportin e Frontex dhe propozimin e qeverisë çeke që nuk përjashton as rikthimin e vizave si mundësi, ambasadorja deklaroi se pret që kjo çështje të diskutohhet në takimin e ministrave të rajonit që do mbahet javën e ardhshme. 

Ka një diskutim që bëhet mes shteteve të Bashkimit Europian sa i përket numrit të lartë të kalimeve të të jashtëligjshme të kufirit. Javën e ardhshme do të kemi një takim mes ministrave të punëve të Brendshme të rajonit dhe atyre të Drejtësisë. Dhe ajo që është pres unë është që kjo çështje të diskutohet në këtë takim.

Ambasadorja konfirmoi se Bashkimi Europian është kundër miratimit të amnistisë fiskale duke theksuar se vazhdojnë diskutimet me qeverinë per këtë nismë.