Mesazhi/ Berisha: Rishi Sunak bën historinë! I urojmë suksese të mëdha

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pasi Rishi Sunak u bë kryeministri më i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

POSTIMI I PLOTE

Rishi Sunak bën historinë!

Zgjidhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Të dashur miq,

Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.

Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.

Rishi Sunak ishte ministër i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorëheqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.

Me këtë rast, le t’i urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbretërisë së Bashkuar.