VIDEO-SYRI TV/ Alimehmeti: Jam i gatshëm për sfidë me Erion Veliajn

“Nuk kam hyre asnjëherë në një garë për të humbur”. Kështu u shpreh gjatë emisionit ‘Çim Peka Live’ anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i cili foli për mundësitë e të qenit kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës. Doktor Alimehmeti u ndal edhe në disa prej problemeve të mëdha me të cilat përballet Tirana, e cila prej mëse 8 vitesh qeveriset nga Erjon Veliaj

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, nuk ka fshehur ambicien për të qenë kandidat i opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Megjithatë, i ftuar në ‘Çim Peka Live’, doktor Alimehmeti tha se do të respektonte afatet e vendosura për procesin e primareve.

I pyetur për mundësitë e një gare mes tij dhe kreut aktual të bashkisë, Erjon Veliaj, Alimehmeti tha se ishte i gatshëm për një sfidë të tillë.

Alimehmeti u ndal edhe tek disa prej problemeve të mëdha me të cilat përballet kryeqyteti i qeverisur prej mese 8 vitesh nga Erjon Veliaj.